Je i ulur në tavolinën tënde të punës dhe papritmas mendja shkon te çokollata. Apo te diçka e kripur, e ftohtë, krokante. Të kujton diçka?
Nepsi është më shumë sesa thjesht një dëshirë e rastësishme. Është mënyra e trupit tend për të dërguar një mesazh. Dhe nëse mëson si të dëgjosh, mund të kuptosh saktësisht se çfarë i duhet.
Le të hedhim një vështrim më të afërt se çfarë po përpiqen të të tregojnë vërtet dëshirat e tua.
1. Dëshiron diçka të ëmbël?
Si çokollatë, biskotë, karamele, apo pije të gazuara.
Çfarë mund të nënkuptojë:
- Sheqeri në gjak mund të jetë duke rënë.
- Mund të kesh pak magnez (që gjendet në çokollatë).
- Mund të jesh i/e lodhur ose stresuar dhe kërkon një ngritje të shpejtë të energjisë.
Çfarë të bësh: Në vend që të marrësh sheqer të përpunuar, zgjidh ëmbëlsi natyrale. Një banane, hurmë ose një lëng i shtrydhur në të ftohtë mund të të japin energji të vërtetë pa rënie.
2. Dëshiron diçka të kripur?
Si patate të skuqura, kokoshka të kripura, ushqime të përpunuara.
Çfarë mund të nënkuptojë:
- Mund të jesh i dehidratuar.
- Trupi yt mund të ketë mungesë mineralesh si natriumi ose kaliumi.
- Mund të ndihesh në ankth.
Çfarë të bësh: Pi ujë më pare: dehidratimi shpesh fshihet si një dëshirë për kripë. Pastaj, provo diçka të pasur me minerale si një grusht arra të pjekura.
3. Dëshiron karbohidrate apo bukë?
Si makarona, bukë të bardhë, ëmbëlsira ose pica.
Çfarë mund të nënkuptojë:
- Trupi yt mund të ketë mungesë energjie dhe të kërkojë karburant të shpejtë.
- Mund të ndihesh i stresuar.
- Mund të kesh mungesë vitaminash B, të cilat ndihmojnë trupin të përdorë energjinë siç duhet.
Çfarë të bësh: Zëvendëso karbohidratet e rafinuara me ato që digjen ngadalë si tërshëra, kuinoa ose drithërat e plota. Mundohuni ta fillosh ditën me një mëngjes të ekuilibruar (si bollgur me fruta dhe arra) për të zvogëluar këto dëshira më vonë.
4. Dëshiron ushqime të skuqura ose të yndyrshme?
Si pulë të skuqur, hamburgerë, ushqime me gjalpë.
Çfarë mund të nënkuptojë:
- Mungesë yndyrnash të shëndetshme.
- Mund të jesh thjesht i lodhur.
Çfarë të bësh: Mbështet trupin tend me yndyrna të shëndetshme, si avokado, fara, apo vaj ulliri.
5. Dëshiron akull ose gjëra krokante?
Si kuba akulli, karrota, pije të ftohta ose çdo gjë super krokante.
Çfarë mund të nënkuptojë:
- Mund të kesh mangësi hekuri (sidomos nëse ke dëshirë për akull). Kërcitja mund të jetë një mënyrë për të lehtësuar stresin ose ankthin.
- Trupi yt mund të dëshirojë vetëm hidratim të freskët dhe freskues.
Çfarë të bësh: Kontrollo nivelin e hekurit në trup. Merr një “snack” hidratues dhe krokant si feta kastraveci.
Kur uria ka të bëjë me emocionet, jo vetëm ushqyerjen
Jo çdo neps vjen nga një mungesa ushqimore. Ndonjëherë, ne hamë e pijmë nga mërzia, trishtimi, apo stresi. Kjo quhet “të ngrënit emocional” dhe është krejtësisht normale. Por, kujdes: duhet të jesh i vetëdijshëm për të. Pyet veten: A jam i uritur, apo thjesht kërkoj një shpërqendrim? A konsumova një vakt të ekuilibruar sot? Çfarë tjetër mund të më bënte të ndihesha më mirë tani: si një shëtitje, ose disa minuta pushim?



