Ç’kemi :)

Ne jemi Frut’za

Historia jonë

Çdo histori e bukur fillon me një ide të thjeshtë dhe, te Frut'za, e jona nisi me pyetjen: Po sikur të mund të sillnim freskinë e natyrës në dyert e njerëzve?

Në vitin 2022 nisëm rrugëtimin tonë, fillimisht si një shërbim online duke dërguar fruta të freskëta nëpër shtëpi dhe zyra, nxitur nga dashuria për këto të mira të natyrës dhe dëshira për të ofruar diçka vërtet të shëndetshme.

Ajo që filloi me vetëm një 'grusht' porosish, shpejt nisi të shndërrohet në diçka më të madhe.

Një ndër porositë e para të Frut'za-s

Fjala u përhap dhe ëndrra jonë u përhap gjithashtu.

Me rritjen e kërkesës dhe dashurisë së komunitetit tonë, rriten edhe ambiciet tona. Ndaj u zgjeruam dhe në mars te vitit 2024 hapëm dhe pikën tonë të parë fizike: Një hapësirë që komuniteti ynë përqafoi shumë shpejt.

Në qendër të gjithçkaje që bëjmë është lidhja jonë me komunitetin. Nga organizimi i eventeve dhe krijimi i partneriteteve me furnitorët vendas: ne jemi për njerëz të shëndetshëm.

Por, ne nuk u ndalëm me kaq. Ne donim ta bënim Frut’zën edhe më të aksesueshme, kështu që u bashkuam me pikat kryesore të dergesave online. Sot, ju mund ta shijoni Frut'za-n në lëvizje, nëpërmjet shërbimeve si 'Wolt', 'Baboon', 'POK', por edhe me ekipin tonë të dërgesave.

Në çdo arritje të re, na kujtohet arsyeja pse filluam: të ndërtimi i një komuniteti më të shëndetshëm. Pavarësisht nëse keni qenë me ne që nga fillimi ose po na zbuloni për herë të parë, faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë!

Pika e parë fizike e Frut'za-s

Vlerat tona

Tek Frut’za, vlerat tona janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Ato udhëheqin vendimet tona, formësojnë produktet tona dhe na lidhin me njerëzit të cilëve u shërbejmë. Ja për çfarë ne qëndrojmë:

  1. Freskia e para

    Freskia është në zemër të Frut'za-s. Nga frutat te kokrrat e kafesë, ne i japim përparësi përbërësve cilësorë dhe sezonalë për t'u siguruar që çdo produkt final të jetë po aq e gjallë dhe e pastër sa ka menduar natyra.

  2. Shëndet dhe mirëqenie

    Ne besojmë se ato që hani dhe pini duhet të ushqejnë trupin tuaj dhe shpirtin tuaj. Kjo është arsyeja pse ne i krijojmë produktet tona për të ofruar jo vetëm shije të mrekullueshme, por edhe lëndë ushqyese dhe energji.

  3. Lidhja me komunitetin

    Frut’za është më shumë se një markë - është një komunitet. Ne jemi këtu për t'i bashkuar njerëzit, qoftë në pikën tonë fizike, përmes ngjarjeve lokale, ose përmes bashkëpunimeve me partnerë të besuar.

  4. Dashuri në çdo produkt

    Ne krenohemi me zanatin e krijimit të pijeve dhe ushqimeve me dashuri. Është ky përkushtim ndaj cilësisë që e veçon Frut'za-n.